Krimi që pritej të ndodhte
Të dhënat e mbledhura me vite nga gjykatat, publikimet dhe hulumtimet prezantohen në forma të ekspozitave, dokumentarëve, ligjeratave dhe debateve në mënyrë që publiku të informohet mbi faktet e luftës në Kosovë dhe te krijohet nje hapësirë e re gjithëpërfshirëse për krijimin e kujtesës kolektive.
Kriza politike që zhvillohej në Kosovë që nga fundi i viteve 80 dhe gjatë viteve 90 ka kulmuar në konflikt të armatosur midis forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që nga mesi i vitit 1998. Gjatë këtij konflikti të armatosur, ka pasur incidente ku dhuna e tepruar dhe jo-selektive e ushtruar nga Armata Jugosllave (AJ) dhe njësitë policore serbe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB-së) kanë rezultuar në vdekjen e civilëve, shpërnguljen e popullatës civile dhe me dëmtim të pronave të civilëve. Me gjithë përpjekjet për përfundimin e krizës, duke përfshirë edhe dërgimin në Kosovë të një misioni ndërkombëtar verifikues, konflikti ka vazhduar deri në datën 24 mars të vitit 1999 dhe edhe përtej kësaj date, kur forcat e NATO-s kanë nisur një fushatë të sulmeve ajrore kundër caqeve në RFJ-së. Kjo fushatë e bombardimit ka përfunduar në datën 10 qershor të vitit 1999 dhe është përcjellë me tërheqjen e forcave të RFJ-së dhe të Serbisë nga Kosova.
Ismet Jonuzi është piktor dhe skulptor që jeton dhe punon në Kosovë. Në ekspozitën ‘Struktura e Paqes’, ai solli para shikuesve tri skulptura të ndërtuara nga armët të cilat ishin përdorur gjatë luftës në Kosovë e që artisti i gjeti në një fabrikë ku i kishin mbledhur për t’i shkatëruar. Në praktikat e tij artistike ai këto armë i ka shfrytëzua për të krijuar skulptura, kështu duke ua ndërruar funksionin e duke i kthyer në vepra artistike.
Wade Goddard fotografoi konfliktin, ushtritë, shkatërrimet dhe viktimat në Kosovë, që nga fundi i vitit 1997 deri në fundvit të 1999-tës ai punoi për revistën New York Times dhe Newsweek. Puna e tij nuk mbaroi aty sepse ai u kthye në Kosovë edhe gjatë viteve 2000 – 2001, duke dhënë kontributin e tij për gazeta dhe revista të tjera evropiane.
Iniciativa për seritë e diskutimeve të hapura të ‘Ballafaqimi me të kaluarën - Historitë’ ka për qëllim tregimin e historive të njerëzve të ndryshëm, si kanë jetuar para luftës, si kanë jetuar gjatë luftës dhe si jetojnë sot. Këto diskutime mbahen në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, hapësira publike e FDHK-së, e cila është krijuar për të informuar dhe dokumentuar luftën e Kosovës përmes ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale.
Arsyeja e këtyre diskutimeve është të krijojë një platformë që të ndahen përvojat e njerëzve në mënyrë që të ofrohet një kuptim më i plotë i ndikimit të luftës tek individët dhe komunitetet.
Për më tepër, diskutimet synojnë të krijojnë një mundësi që publiku të mësojë më shumë për përvojat e atyre që janë ndikuar drejtpërdrejt nga lufta. Kjo kontribuon në një kuptim më të mirë edhe të ndikimeve shoqërore, kulturore dhe ekonomike të konfliktit.